Nuk justifikoi pasurinë e tij, KPK merr vendimin për prokurorin Arben Dyla

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla pasi nuk ka justifikuar pasurinë e tij.

Prokurori Dyla u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe në momentin kur u arrestua nga SPAK.

Trupa gjykuese gjatë seancës së kaluar ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e prokurorit. Sipas Komisionit, ai ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas kontratës të lidhur me palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmeni duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë eurosh. Si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, çka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive. Ndërsa, u ngritën pikëpyetje lidhur me burimin e parave. Prokurori i kundërshtoi gjetjet e komisionit dhe kërkoi rihapje të hetimit administrativ, ndërsa këmbënguli që të hetohej edhe në dy kriteret e tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *