“Nuk ka asnjë vërejtje për 14 majin” Balla: Zgjedhjet janë pranuar nga të gjitha palët

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh ditën e sotme se lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit nuk ka asnjë vërejtje. Në fjalën e tij për mediat ai tha se zgjedhjet janë pranuar nga të gjitha palët dhe se ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë.

“Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet në të cilat  në asnjë procesverbal të asnjë qendre votimi nuk ka pasur asnjë vërejtje nga asnjë subjekt politik. Në asnjë raport në asnjë procesverbal, nuk ka asnjë vërejtje dhe kjo i bën zgjedhjet  e vitit 2023 si zgjedhjet më të mira dhe më të gjithë pranuarat nga të gjitha palët. Vërejtjet dhe kontestimet bëhen vetëm në dokumentacionin zgjedhor. Tek kjo nuk ka asnjë vërejtje nga asnjë komisionerë dhe asnjë vëzhgues”– tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *