Nuk ka dita magjike! Dietologia e njohur zbulon se çfarë përmirëson peshën tuaj

Pranoni veten tuaj ashtu siç jeni! Kjo është këshilla kryesore që jep dietologia Blerina Bombaj në lidhje me peshën trupore.

Sakaq, Bombaj pohon se për një shëndet më të mirë është e rëndësishme aktiviteti fizik dhe të pranoni se nuk ka dieta magjike apo çudibërëse.

Reagimi i Plotë:

Në rrugëtimin e ndryshimit të vetvetes suaj, për një shëndet më të mirë është e rëndësishme të pranoni veten tuaj ashtu siç jeni, të njihni të mirat dhe të metat e saj në mënyre që të mund të dini se si ti rregulloni ato.

-Vlerësoni veten dhe të tjerët nga vlerat njerëzore të ndryshme që kanë, që s’kanë të bëjnë me peshën trupore.

-Përdorni terma pozitiv në përshkrimin e peshës suaj.

-Pranoni komentet e mira nga të tjerët.

-Pranoni qe nuk ka dieta magjike as zgjidhje çudibërëse dhe kini te qarte që të vetmet suplemente që mund të ndryshojnë jetën tuaj janë dëshira dhe këmbëngulja juaj.

Asnjëherë mos ulni konsumin e ushqimit nën nivelin që duhet për të marrë gjithë lëndët e nevojshme ushqyese.

Filloni aktivitet fizik, jo sepse do t’ju dobësojë por sepse do t’ju dhurojë shëndet dhe kënaqësi.

Jepini rendësi peshës trupore për ndikimin qe ajo ka në shëndetin tuaj, jo ne pamje.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *