Pas takimit trepalësh mes përfaqësusve të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Borell e Lajçak po zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiç.
Siç mësojnë mediat janë duke u mbajtur takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës transmeton.
Gjatë ditës Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell dhe Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak kanë pritur kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në një takim tre palësh.
Dy liderët janë parë duke u futur në dhomën e takimeve pa shtrënguar duart me njëri-tjetrin.