Nuk ka fitues në derbin Dinamo-Partizani! Gjysmëfinalisti i Kupës së Shqipërisë vendoset pas dy javësh

Në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, e luajtur në stadiumin “Air Albania” nuk ka fitues. Sfida Dinamo-Partizani u mbyll me rezultatin 1-1 dhe gjysmëfinalisti mes këtyre dy ekipe do të vendoset pas dy javësh.

Tedi Cara gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, pas një pasigurie të portierit Simoni, i cili nuk kontrolloi siç duhej një gjuajtje të Herald Markut nga distanca.

Aty përfitoi sulmuesi që kaloi në avantazh “demat e kuq”.

Dinamo do të barazonte në minutën e 43-të. Blutë përfituan një penallti pas faullit të Bitrit ndaj Bardhit dhe Agim Ibraimi u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Të dyja skuadrat luajtën hapur deri në fund për ta fituar ndeshjen, por gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *