Derbi i kryeqytetit spanjoll mes Real dhe Atletico Madrid përfundoi në barazim 1-1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Angel Correa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64’, gjithsesi inferioriteti numerik nuk ndikoi te skuadra e Simeones.
Atletico gjeti rrjetën me anë të mbrojtësit Himenez, i cili devijoi topin dhe mposhti portierin Kurtua për të kaluar në epërsi “Los Colcheoneros”.
Gjithsesi, i talentuari 18-vjeçar, Rodriguez shmangu humbjen e Real Madrid, pasi shënoi një gol me një krosim nga këndi. Një barazim që mban Real Madrid me 7 pikë pas Barcelonës kryesuese, ndërsa Atletico mbetet në vendin e katërt me 42 pikë.