Batutat e kryeministrit Edi Rama nuk munguan as gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Nisur nga temperaturat e ulëta në kryeqytetin turk, Erdogan sapo pa Ramën të dalë nga automjeti ka pyetur në mënyrë gazmore këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin nëse kryeministri kishte ftohtë. Pasi këshilltëtari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë. Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt Presidencës.
Pjesë nga biseda:
Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë?
Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.
Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?