“Nuk ka integrim”- Rama i përgjigjet Berishës: E mbyllim brenda 2027-tës

Nga Luksemburgu, Edi Rama ka pasur një përgjigje për Sali Berishën i cili tha se Gjermania, ashtu si Franca deklaroi se pa reformim të vetë BE-së nuk do të ketë zgjerim. Kryeministri u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është më një aspiratë, por një e vërtetë që ka nevojë për bashkimin e të gjithëve si komb.

Po si thanë kuat-kuat-kuat të kënetës? Nuk ka më hapje kapitujsh, iku kjo punë… e bllokoi BE-ja narkoshtetin, se vetë bufi shkoi në Evropë me Dulën, e as darkë nuk i dhanë narko-kryeministrit. E pra, ja ku jam, rrugës nga Brukseli drejt Luksemburgut, ku sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave me Bashkimin Evropian.

Si një tjetër dëshmi kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur, majës së Shqipërisë 2030, si zonjë në sallonin kryesor të Bashkimit Evropian. Ky sot është një tjetër stacion, që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor, mbyllja e negociatave  të anëtarësimit, brenda vitit 2027.

Ky është një objektiv shumë ambicioz, e plotësisht i arritshëm, vetëm nëse ne qendrojmë bashkë pa humbur asnjë minutë, lidhur dorë për dore dhe vazhdojmë me të njëtin përkushtim, seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik. E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk është më një aspiratë.

Është një proces që po ecen përpara drejt portës së hapur për ne, si asnjëherë më parë. Ky është momenti ynë. Zoti e desh që fati evropian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë. Le ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë, me Evropën, e të Evropës me Shqipërinë”, shprehet Edi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *