Leonardo Bonuçi do të qëndrojë te Juventus deri në vitin 2024, ashtu siç është e shkruar në kontratë.
Qendërmbrojtësi i njohur do të respektojë marrëveshjen. Por, në sy bie se nuk ka në horizont një rinovim për të.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Juventus nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë një kontratë të re. Situata është e njëjtë edhe për Daniele Ruganin, i cili në fund të sezonit futbollistik do të vendosë për të ardhmen e tij.