Nuk ka lënë asnjë viktimë gjatë ‘karrierës’ së tij, kush është organizatori i grabitjes në Nikël?

38-vjeçari Saimir Kuçi i akuzuar për grabitjen me dhunë të biznesmenit nga Nikla, Nazmi Çangu është arrestuar ditën e sotme. Ai është “specializuar” në grabitje me armë zjarri, duke u kthyer në një personazh të njohur për fushën. Kuçi është arrestuar në qershor të 2018 për vjedhje me armë.

Por kush është Saimir Kuçi?

I riu ishte anëtar i grupit ‘Hijet e Natës’, të cilët vodhën ambasadën daneze. Bashkë me Elton Likën, Kuçi konsiderohej si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve, madje kishte hyrë edhe në banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës por edhe objekte të rëndësisë së lartë.

Ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit dhe ishin shumë të organizuar.

Skema e grabitjeve ishte thuasje e njëjtë me atë të Çangut. “Maskat” lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Të veshur si efektivë policie ata merrnin paratë e viktimave të tyre nën kërcënimin e armëve. Por duket se kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm pasi gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë lënë pas asnjë viktimë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *