Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ka qenë presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cili pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili u ndërmjetësua nga Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak, deklaroi se nuk pati asnjë kompromis, dhe se do të ketë sërish një tjetër takim në datë 18 mars.
“Zakonisht një takim i vështirë dhe besoj se do të ketë shumë takime të tjera në periudhën e ardhshme. Më datën 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Vuçiç pas takimit.