“Nuk ka mazhorancë, ka vetëm Edi Ramë”, Gjata për zgjedhjen e Presidentit: Jemi si në kohën e Enver Hoxhës

Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Neës24.

Gjata thekosn se nuk ka mazhorancë por ka vetëm Edi Ramë, duke shtuar se është njësoj si të flasim për Enver Hoxhën.

“Nuk ka mazhorancë, ka vetëm Edi Ramë. Është si të flasim për Enver Hoxhën e të themi ka vetëm Enver Hoxhë. Metoda që përdori Edi Rama ishte pak a shumë ajo e sofistëve, të biem dakord për të mos rënë dakord. E ‘bleu’ Alibeajn dhe ndoqi këtë metodë, të biem dakord për të mos rënë dakord. I gjithë ky proces synonte të investonte në përçarjen sa më të madhe të PD, si dhe të krijohej një zhurmë për të hequr vëmendjen nga problemet e mëdha që janë sot. Kështu si e kanë katandisur Presidentin, nuk ka asnjë kompetencë. Nuk mund të konsiderohet opozitë e përçarë, ku ishin vetëm dy veta Bardhi e Alibeaj. Rama i ka votat, ata falen para tij. Nëse do të kishim vullnetin e mirë për të zgjedhur President konsensual, duhej që gjithë opozita të përfshihej. Alibeaj nuk bënte dot 20 firma për një kandidat. Çfarë negociatash ke bërë ti me të? “, tha Gjata.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *