Nuk ka mbaruar akoma asgjë, titullari i Interit mund të transferohet te gjigantët e Europës

Interi po përgatitet për t’i rinovuar kontratën Milan Shkriniarit, por kur hija e PSG-së vazhdon të vërtitet rreth tij. Sipas “L’Equipe”, parisienët nuk kanë hequr dorë nga mbrojtësi dhe këtë e ka treguar vendimi i fundit i tyre.

Pas dëmtimit të Kimpembesë që do të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se gjashtë javë, francezët nuk kanë ndërmend të synojnë asnjërin prej mbrojtësve që janë pa kontratë në qarkullim, pasi presin që në janar të bindin 27-vjeçarin e Interit, kontrata e të cilit skadon në qershor.

PSG-ja do të tentojë që ta transferojë me parametër zero, pasi kishte gjetur në verë akordin me vetë lojtarin për transferimin.

Benzinë zjarrit i ka hedhur edhe trajneri i parë i Shkriniarit, Gula, që është shprehur: “Unë kam kontakte me Shkriniarin dhe herët ose vonë do të lërë Interin, sepse klube si PSG dhe Mançester Siti nuk mund të refuzohen shumë gjatë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *