Manchester United ka zyrtarizuar ardhjen e Ralf Rangnick, si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Pas kësaj periudhe, Ralf do të vazhdojë të luajë një rol këshillues edhe për dy vite të tjera në klubin e “Djajve të Kuq”.
“Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United. Skuadra është shumë e talentuar dhe ka një ekuilibër të madh mes rinisë dhe përvojës.
Të gjitha përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të synojnë t’i ndihmoj këta lojtarë të realizojnë potencialin e tyre, si individualisht dhe, mbi të gjitha, si ekip”, ka deklaruar Rangnick në faqen e zyrtare të Manchester United.
/Priza.al/