Nuk ka më dyshime, studimi i fundit tregon preferencën e femrave! Ja si duhet ta mbajnë meshkujt mjekrën

Një studim në Australi ka konfirmuar se femrave u pëlqejnë më shumë meshkujt me mjekër,

Hulumtuesit ua kanë shfaqur 8,500 grave fotografitë e fytyrave të meshkujve, të cilat kanë qenë fotografi të meshkujve me fytyrë të rruar, me mjekër apo me mjekër të shkurtër.

Sipas studimit, gratë i kishin vlerësuar meshkujt me çfarëdo lloj mjekre, të shkurtër apo të gjatë, si më tërheqës sesa ata të rruar. Kjo mund të jetë për shkak se qimet e fytyrës janë shenjë e burrërisë, thotë autorja e këtij studimi Danielle Sulkiowski, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Charles Sturt, Australi.

Qimet në fytyrë bëjnë të dukeni më të fortë dhe dominues, e këto janë karakteristika të cilat gratë i kërkojnë me apo pavetëdije tek meshkujt.

Por, nëse me të vërtetë dëshironi të fitoni vëmendjen e saj, atëherë mbani mjekër të shkurtër pasi që gratë e kanë vlerësuar si llojin më seksi të mjekrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *