Nuk ka më nevojë për kamion, vendi i preferuar i shqiptarëve njofton për 1 milion vende të lira pune

2017-11-14 12:13:06 epa06328424 A general view of employees working at the new Amazon Logistic and Fulfillment Center in Dortmund, Germany, 14 November 2017. The Fulfillment Center is reportedly one of the US-based electronic commerce Amazon company's newest and most modern European facilities and said to create hundreds of new jobs in Dortmund. EPA/FRIEDEMANN VOGEL

BREXIT dhe pandemia kanë ndryshuar situatën e tregut të punës në Britaninë e Madhe, e cila në disa sektorë të caktuar ka qenë e dominuar nga të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji u arrit një shifër rekord të vendeve të punës, pothuajse 1.2 milionë të cilët presin punëtorë dhe për të cilët asnjë nuk ka aplikuar ende. Bëhet fjalë për më shumë se 318 mijë vende pune të lira më shumë se në periudhën para krizës COVID-19.

Dëshmia më konkrete e kësaj nevoje urgjente për krah pune u tregua në javët e fundit, kur pikat e karburanteve u zbrazën shkak të mungesës së rreth 55 mijë shoferëve të kamionëve që duhet t’i furnizonin.

Sektorët që kërkojnë më shumë punëtorë, krahas sektorit të transportit, është natyrisht ai i hoteleri-turizmit, me të paktën një të tretën e aktiviteteve që nuk gjejnë dot material të kualifikuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *