Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës se qeveria nuk ka miratuar asnjë paketë ndihmëse për qytetarët për të përballuar krizën ekonomike.
Ibrahimaj tha se nëse do krahasohej me vendet e rajonit, qeveria ka miratuar paketë frytdhënëse për qytetarët.
Sakaq theksoi se opozita gënjen dhe se po përdor politikën për të dezinformuar qytetarët.
“Krahasojeni me vendet e rajonit. Qytetarët janë mësuar me gënjeshtrat tuaja. Matematikën e politikës e bëni me ulje taksash dhe rritje rroge”, tha ajo.