Rezultatet përfundimtare të ekpertizës që i është bërë vrasësit Klodian Çalamani, rezultojnë se autori nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Çalamani ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateos 8 vjeçar, si në ambientet e paraburgimit, ashtu në Policinë e Fierit në momentin që u arrestua.
“Klodian Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet në ekspertizën e bërë 38 vjeçarit.
Kujtojmë që ditën e djeshme gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”
/Priza.al/