Nuk ka qetësi për Turqinë, vendi goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur ditën e sotme zonën lindore të Turqisë. Epiqendra e tij ishte 8 kilometra në jugperëndim të Malatisë, sipas Institutit Euro-Mesdhetar.

Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 5 kilometra. Aktualisht nuk ka raportime për dëme. Turqia është goditur vazhdimisht nga tërmete të kësaj magnitude pas dy goditjeve të 6 shkurtit që fatkeqësisht rezultuan fatale për 50 mijë njerëz.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *