Nuk ka regjistra zyrtarë/ Mungojnë edhe pse shkolla po bën 4 muaj që ka filluar

Edhe pse kanë kaluar gati 4 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, mësuesit ende nuk kanë marr regjistrat zyrtarë nga ministria e arsimit por nga ana tjetër qeveria ka sjellë një risi në shkollat shqiptare me krijimin e sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar që do të shërbejë në një farë mënyre si regjistër online.

“Një sistem me bazë të dhënash që do të hidhen informacionet e shkollës: duke filluar nga mësuesit, kualifikimet e tyre, vazhdojmë me të dhënat e klasave, numrit të nxënësve, planet mësimore, kurrikulat pra çdo e dhënë që i përket një institucioni arsimor. Nëse më parë i plotësoje me dorë, tani I plotëson online” , u shpreh drejtoresha e shkollës Vëllazërimi, Merita Prenga.
Teksa Drejtoria e Përgjithshme Arsimore i konfirmon Top Channel se kjo platformë virtuale nuk zëvendëson regjistrat e letrës , a ju shtohet në këtë mënyrë puna mësuesve?

“Ndoshta të gjithë në fillim thamë ngarkesë shumë e madhe. Nuk do them që nuk shtohet puna. PUNA SHTOHET, por është më konkrete. Mësuesit janë të palodhur dhe do e gjejnë durimin. Ndoshta për moshën pak më madhor të mësuesve do kenë vështirësi të përshtaten”, tha Prenga.

Ndërkaq arsimtarët kanë nisur trajnimet për përdorimin e sistemit i cili do të administrohet nga qendra e shërbimeve arsimore, ndërsa akses do të kenë veç specialistëve arsimore edhe dy faktorët kyc: mësuesit dhe prindërit.

“Prindëri do të jetë më afër fëmijëve të tyre, nxënësve tanë. Do të shohin vlerësimet dhe mungesat në kohë rekord”, u shpreh Prenga.

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *