“Nuk ka shpëtim nga gjenetika”/ Këto janë karakteristikat që prindërit trashëgojnë tek fëmijët

Natyra është kujdesur që fëmijët të trashëgojnë tiparet më dominuese nga prindërit e tyre. E dini thënien që “nuk mund t’i shpëtosh gjenetikës”? Ja cilat janë tiparet gjenetike që një fëmijë trashëgon nga prindërit.

-Probleme me zemrën

Nëse një mashkull ka 50% shanse të vuajë nga sëmundje koronare të zemrës, problemin do ta trashëgojë edhe djali i tij.

-Çrregullime mendore

Skizofrenia dhe çrregullimi i deficitit të vëmendjes janë problemet mendore më të zakonshme që një fëmijë do të trashëgojë nga babai i tij. Nëse burri bëhet baba në një moshë të re, aq më i madh është rreziku për t’ia transmetuar këto sëmundje fëmijës së tij.

-Dhëmbët e shtrembër

Gjenet mashkullore përgjegjëse për dhëmbët janë më aktive se gjenet femërore, ndaj fëmija me siguri do të trashëgojë dhëmbë të shtrembër nga babai, por edhe smalt të hollë.

-Cilësi e ulët e spermës

Nëse babai e kishte këtë problem, besohet se do ta trashëgojë edhe djali.

-Seksi i një fëmije përcaktohet nga gjenet mashkullore

-Ngjyra e syve të fëmijës

Kur bëhet fjalë për ngjyrën e syve, por edhe formën e fytyrës së fëmijës, me siguri do të tërheqë më shumë nga babai.

-Gjatësia

Gjatësia e fëmijës varet nga gjenet e babait. Baballarët e gjatë ka të ngjarë të kenë fëmijë të gjatë.

Fakte interesante:

Nëse babai është gjeni, djali me siguri nuk do të trashëgojë gjenialitetin e tij. Djali do të “tërheqë inteligjencën mbi nënën”. Vetëm një fëmijë vajzë mund të trashëgojë gjenialitetin e babait deri në 50%.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *