Nuk ka surpriza nga vendimet e kryeministrit Edi Rama. Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një grua.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në vend të Gramoz Ruçit do të jetë Lindita Nikolla, ish-ministrja e Arsimit.
“Shembull i padyshimtë në krye të çdo detyre, një shoqe e mirë dhe një politikane karriere, që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët”, tha Rama.
/Priza.al/