Nuk ka surpriza ndaj Andorrës, zbulohen formacionet zyrtare të sfidës në ‘Air Albania’

Shqipëria mbyll ndeshjet eliminatore të Botërorit sot me ndeshjen ndaj Andorrës, duke synuar që të sigurojë tre pikë për rekordin absolut të 18 pikëve në një grup kualifikues.

Shtatë lojtarë janë jashtë për kuqezinjtë, teksa mes mungesave dhe dëmtimeve trajneri Edy Reja ka skicuar titullarët e sfidës së sotme. Broja, Bare, Veseli dhe Kumbulla janë të dëmtuar, ndërsa Cikalleshi, Ismajli dhe Gjasula janë të pezulluar.

Roshi reshtohet në të djathtë e Hysaj në të majtë, me Hoxhallarin në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Çekiçi dhe Laçi luajnë para Ramadanit. Ndërsa në sulm bie në sy se përveç Uzunit, është në fushë edhe Seferi nga minuta e parë, një lojtar i cili deri dy ditë më parë nuk ishte pjesë e grupit kuqezi dhe u thirr vetëm nga emergjenca e krijuar. Gjyqtari i sfidës do të jetë Andris Treimanis nga Letonia.

Formacionte zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Uzuni, Cekiçi, Seferi. Trajner: Edy Reja

Andorra: Gomes, San Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos, Martinez, Vieira, Pujol, Alaez, Rosas. Trajner: Koldo Alvarez.

Forma

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *