Një shqiptar, rreth 40 vjeç ndodhet në paraburgim në Spanjë pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ai i ka prerë fytin me gotë një spanjolli në klubin e natës Jaleo në La Hernán Cortés. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 02:30, kur pas një përleshje shqiptari i ka prerë futin spanjollit.
Sipas mediave të huaja, shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes duke ecur, i vetëm, me duart të gjakosura. Ai është ndjekur nga një dëshmitar, i cili e ka incizuar me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara. Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure u shpreh: “Nuk kam bërë asgjë”.
Pas ngjarjes, Policia mori informacione të shumta lidhur me rastin, duke sjellë prangosjen e shqiptarit. Ndërsa spanjolli u dërgua menjëherë në spital, ku iu desh të operohej si pasojë e plagës së thellë që kishte marrë.