Kryeministri Edi Rama i është deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeajt i cili e pyeti nëse ndjen përgjegjësi për ato që kanë bërë të parët e tij gjatë periudhës së komunizmit.
Rama i replikoi duke pohuar se nuk ka jetuar asnjëherë në Bllok ndërsa shtoi se sot Enver Hoxha është gjallë vetëm përmes tyre.
“Unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë. Unë kam pasur një shtëpi si të gjithë të tjerët. Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni me ideologjinë e Enver Hoxhës. Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush. Përmes mënyrës si ju e sulmoni kundërshtarin njësoj si ai.
Përveç faktit që ju në fund nuk të fusni plumbin apo të fusni në burg. Unë nuk pres respektin tuaj. Më mjafton respekti që kam pasur nga ata që kur dolën nga burgu pas shumë vitesh nuk kishin lidhje me ju por ishin e kundërta juaj sepse ishin e kundërta e Enver”, tha Rama.