‘Nuk kam turp ta them, kam bërë botoks’, moderatori shqiptar e tregon pa komplekse

Bledi Strakosha është një ndër ato personazhe të njohur i cili ka krijuar gjithmonë ‘zhurmë’ në median rozë. Para disa javësh, ai ka publikuar në rrjetin e tij social, në ‘Instagram’ një video ku ka treguar momentin kur ka bërë botox për herë të dytë.

Siç rrëfeu, ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur atij portretin dhe as mimikën. Moderatori Bledi Strakosha nuk bën pjesë tek grupi i personazheve të televizionit dhe show bizzit të cilët kanë komplekse përveprimet që ndërmarrin. 

I ftuar në një studio televizive, ai ka thënë se nuk e ka aspak për turp që ta tregojë publikisht se ka bërë dy herë botox dhe arsyeja për këtë të fundit kanë qenë krijimi i rrathëve poshtë syve dhe në ballë.

 

‘Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës’, – tha Bledi Strakosha.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *