Nuk kanë fund aksidentet tragjike në Shqipëri/ Mjeti del nga rruga në Cërrik, ndërron jetë një 33-vjeçar

Elbasan/ Një aksident tragjik ka ndodhur orët orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën në afërsi të Cërrikut. I riu ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një 29-vjeçar që udhëtonte me të në makinë.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç,  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe  ka dalë nga rruga. Si  pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

 

Dje në afërsi të Gramshit një minibus me pasagjerë ra në një përrua dhe si pasojë ndërroi jetë Ledian Lami 30 vjeç banues në fshatin Terrove, Skrapar. Drejtuesi i mjetit është arrestuar në ambientet e spitalit.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *