Nuk kanë ndërmend të bien shifrat! Covid ‘gllabëron’ çdo ditë e më shumë raste, bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid në vend për 24 orët e fundit. Duket sikur shifrat nuk kanë ndërmend të bien, ku vetëm në 24 orë janë shënuar 2, 670 raste të reja me koronavirus nga 9, 485 teste të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjashtë pacientë kanë humbur jetën. Ndërsa në 24 orë janë shëruar 2, 152 qytetarë. Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarë që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 9,485 testime, 2,670 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 2,152 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,670 qytetarë, në këto bashki:
1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.
Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,670
Të shëruar në 24 orë      2,151
Të shtruar në spitale       134
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 9,485

Testime totale              1,614,613
Raste pozitive                 244,182
Raste të shëruara           216,785
Raste Aktive                      24,105
Humbje jete                         3,292

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            11,409
Fier                 1,841
Elbasan          1,697
Durrës            1,628
Shkodër          1,649
Vlorë                1,471
Gjirokastër      1,132
Korçë                926
Lezhë                917
Berat                 889
Dibër                  284
Kukës                 262

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *