Nuk kanë të ndalur lëkundjet sizmike në Shqipëri, ja ku ka rënë tërmeti më i fundit…

Një lëkundje e re sizmike është regjistruar para pak minutash në zonën qendrore të Shqipërisë, edhe pse magnituda e tërmetit nuk ishte e lartë.

Tërmeti me magnitudë 3 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar në Gjirokastër. Sipas ESMC, thellësia ka qenë 14 km, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë në orën 20:00.

Sipas të dhënave më të fundit, tërmeti është djerë edhe në Elbasan si dhe në disa zona përreth, por nuk raportohet për asnjë dëmtim apo të dhënë tjetër.

Ndërkohë pak ditë më parë një tërmet i një magnitudë më të lartë u regjistrua në Lezhë, i cili ishte i shkallës 5 ballë Rihter dhe që shkaktoi jo pak panik tek banorët e zonës.

/Priza.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *