Nuk kanë të ndalur sulmet me bombë! 25 persona humbin jetën dhe 50 të plagosur në Bagdad

Një sulm me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad la të vrarë 25 persona. Aljazeera shkruan se nga sulmi mbetën të plagosur edhe 50 persona të tjerë. Mes të vdekurve kishte edhe gra dhe fëmijë.

Sulmi ndodhi në tregun Wahailat në Sadr City, ndërkohë që për shpërthim u përdor një bombë e montuar në vend. Ministria e Brendshme e Irakut tha në një deklaratë se nuk dihet se cili është qëllimi i këtij sulmi, apo se kush fshihet pas tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *