Mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe gazetarit Bledi Mane po krijohen raporte të tensionuara kur ka mbetur më pak se një muaj deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.
Teksa këto po diskutoheshin në spektakël situatat e ndodhura gjatë javës, një tjetër debat nisi në mes të Luizit dhe Bledit.
Bledi nisi bisedën duke i thënë se tre banorët e rifutur Efi, Kiara dhe Ronaldo janë ‘Matryoshka’ (kukulla Ruse) të Luizit.
Pas kësaj ka ndërhyrë Luizi duke i thënë se është një njeri pa karakter dhe identitet ndërsa tha se është i gatshëm të debatojë me të pa i ikur atyre. “Pikën e fytyrës nuk e ke, karakter nuk ke, identitet nuk ke, je kokrra e burracakut, çfarë ke me mua ja ku me ke, po e përsërit vetën, fyen gjithë javën kërkon falje në Prime”, i tha Luizi.
Në anën tjetër, Bledi iu kundërvu duke i thënë se këngëtari është një person i lodhur si në lojë si në jetë.
Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet më 6 maj, banorët janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh