“Nuk kishim para”, Ava Max rrëfen historinë e vështirë të prindërve të saj: Punonin tre punë

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Cosmopolitan” ku ka folur për karrierën, por edhe jetën e familjes së saj. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj, Shqipërinë.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ava Max u shpreh se prindërit e saj sakrifikuan shumë dhe morën rrugën e mërgimit edhe pse nuk kishin para dhe nuk dinin gjuhë të huaj.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, është shprehur Ava Max.

Artistja u shpreh se sakrifica që ka bërë familja e saj, i ka si shembull që të mos dorëzohet asnjëherë në jetë.

“Mund të tingëllojë e zakonshme, por unë kurrë nuk heq dorë. Duhet të kem sukses jo vetëm për veten, por edhe për familjen time. Dorëzimi nuk është një opsion. Ky është mentaliteti, kështu që ndoshta po funksionon”, tha ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *