Një drejtues mjeti është arrestuar në Berat, pasi u kap në gjendje të dehur.
Mësohet se janë vendosur 210 masa administrative për parakalime të gabuara dhe janë pezulluar 3 leje drejtimi.
Sakaq janë vendosur dhe 330 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.
Gjatë këtyre 2 javëve, janë proceduar administrativisht gjithsej 640 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
16 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 11 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
58 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 210 masa administrative për parakalime të gabuara.
Janë pezulluar 3 leje drejtimi, 1 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.Janë vendosur 15 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 330 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.