‘Nuk lejohen fluturimet private’/ Fox zbulon skandalin me email-et. DASH përsërit precedentin ‘Bengazi’ edhe me evakuimin nga Kabuli  

Skandale dhe gabimet protokollare që shoqërojnë Departamentin Amerikan të Shtetit sidomos në kohëra krizash globale, janë një mësim për botën se si nuk duhet të veprohet në situata të tilla.

Departamenti i Shtetit refuzoi të japë miratimin zyrtar për fluturime private të evakuimit nga Afganistani në vendet e treta, që mund të kishte shpëtuar dhjetëra qytetarë amerikanë dhe afganë me viza nga duart e talebanëve,

Ky skandal është zbuluar nga disa emaile të publikuara nga gjiganti “Fox News”, dhe të shpërndara nga Eric Montalvo, i cili organizoi një seri fluturimesh private duke evakuuar ata që ishin bllokuar në Afganistan.

Media amerikane nuk nguroi të heqë një paralele midis këtij skandali të DASH-it në Kabul me evakuimin e afganëve dhe shtetasve amerikanë, me atë të Bengazit në Libi në vitin 2014.

Një email i 1 shtatorit që një zyrtar i Departamentit të Shtetit i dërgoi Montalvo nënvizon shkallën në të cilën përpjekjet private të evakuimit kanë hasur në pengesa burokratike.

“Asnjë charter i pavarur nuk lejohet të ulet në Bazën Ajrore Al Udeid, baza ajrore ushtarake që përmendët në komunikimin tuaj me Samantha Power. Në fakt, asnjë charter nuk lejohet të ulet në një bazë si humica nëse jo të gjitha vendet në rajonin e Lindjes së Mesme, me përjashtim të ndoshta Arabisë Saudite do të lejojë që kartat të zbresin, “– shkroi zyrtari.

Departamenti i Shtetit deklaroi në mënyrë eksplicite se fluturimet charter, madje edhe ato që përmbajnë shtetas amerikanë, nuk do të lejoheshin të uleshin në bazat ajrore të Departamentit të Mbrojtjes (DOD).

Zyrtarët amerikanë kanë vënë në dukje kërcënimet e mundshme të sigurisë nga ulja e avionëve charter në bazat ushtarake, duke thënë se atyre u mungojnë burimet në terren për të verifikuar plotësisht manifestet e fluturimit.

Amerikanët e përfshirë në përpjekjet për të shpëtuar ata që kanë mbetur në Afganistan e përshkruan më parë tmerrin e tyre në atë që ata thonë se janë vonesa të pashpjegueshme nga Departamenti i Shtetit që po pengojnë largimin e fluturimeve të evakuimit nga vendi.

/Burimi: Fox News/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *