Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj një çifti, në një qendër votimi në fshatin Vashtmi të Bashkisë së Maliqit. Ajo çfarë u mësua paraprakisht kishte të bënte me faktin se burrë e grua janë dhunuar me karrige e sende të forta në kokë nga një vëzhgues i PD-së, duke shkaktuar gjakosjen e çiftit të bashkëshortëve. Pas dhunës u transportuan me urgjencë në spital, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore.
I dhunuari tha për mediat se e gjitha ndodhi për shkak se anëtarët e Qendrës së Votimit nuk kanë lejuar nënën e tij të votojë.
“Ata të qendrës na dhunuan, arsyeja për nënën do votonte nëna e nuk e lejuan në moment e shtynë plakun e goditën edhe mua. Autorët janë djemtë e kryeplakut. Me karrige me sende të forta”, tha ai.