‘Nuk luhet bixhoz me aleatët’! Kurti i përgjigjet Osmanit: Gjithçka e kemi bërë bashkë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, e cila në fjalimin e saj vjetor në Kuvend ndër të tjera tha se nuk bën të luhet bixhoz me aleatët, duke iu referuar raporteve të tensionuara të Qeverisë e Kurtit me ta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me presidenten Osmani sa i përket politikës së jashtme.

“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim, bashkërendim me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla sa i përket politikes së jashtme.

Të arriturat i kemi të përbashkëta dhe kësisoj duhet të vazhdohet. Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë. Besoj që kurrë nuk ka qenë veriu më si sigurt se tani”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *