‘Nuk ma mbush mendjen ajo’/ Luizi i tregon Kiarës planin për ta nxjerrë Efin nga shtëpia

Luiz Ejlli ka diskutuar sot me Kiarën në lidhje me Efin. Sipas Luzit, Efi po mundohet ta shfrytëzojë atë dhe të fitojë terren për të qëndruar brenda sa më gjatë.

Por, Luizi thotë se ka kuptuar këtë strategji të saj dhe për këtë i ka kërkuar Kiarës që nëse në Prime, do të ketë një mundësi shpëtimi për banorët, si zinxhiri, të mos e shpëtojë Efin.

“Nuk ma mbush mendjen kjo Efi mua. Është duke u munduar me fituar terren. Jam duke i dhënë mundësi të kapet dhe me Dea dhe Kristin. Si mund të rrijë unë duke parë dy veta duke debatuar dhe të mos futem. Dy javë kam ndenjur me qëllim kështu. Budalla nuk më bën kush.

Ta harrojnë. Ajo mendon se mua më ka shfrytëzuar këto dy javë por kur ta kuptojë që do dalë e kundërta do jetë tepër vonë për të. Olta ta thotë në sy, i ka ato këllqe. Kjo nuk i ka. Kjo thotë t’i rri afër dhe në momentin më të parë t’i fus thikën. Në rast zinxhiri mos bëj gabim të shpëtosh Efin”, deklaroi Luizi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *