Pas ‘kërcënimeve’ të presidentit Meta, ambasadorja amerikane Yuri Kim i kundërpërgjigjet me anë të një fotoje të shpërndarë në Twitter, duke nënvizuar se SHBA nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat. Në një foto ku ndodhet presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja Kim demostron se ka përmbyllur takimet me liderët politikë.
Ambasadorja amerikane përsërit se SHBA nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat, por bën thirrje vetëm për zgjedhje të lira.
“Sot takova kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, sikurse takova Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat. Por mbështesim fuqimisht të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim.