Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici ka pranuar se situata e krijuar më 8 janar ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve.
I ftuar në ‘Abcnews’, ai tha se në selinë e Partisë Demokratike ka pasur dyer të blinduara e se situata ndaj doli nga kontrolli. Këlliçi tha se nuk i vjen mirë që ka qënë pjesë e asaj dhune dhe trajtimit që iu janë bërë demokratëve.
“Unë nuk e kuptoj se çfarë duan njerëz shqiptarë të Kosovës dhe të Kumanovës që të futen në selinë e PD-së. Nuk besoj se dyert e blinduara hapen me lule dhe me parakalim ndaj dhe kishim shkopinj. Protesta ka nisur më herët pasi demokratët nuk e kanë besuar se në seli ka pasur dyer të blinduar ato janë revoltuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve. As në ’97 nuk ka pasur dyer të blinduara në PD ku ne ishim përballë kriminelëve.Mua nuk më vjen mirë që kam qenë aty pjesë e asaj dhune por që duke menduar helmimin me gaz kundrejt thyerjes së xhamave nuk është asgjë. Lloji i sprait që është hedhur hidhet për arinjtë dhe jo për njerëzit, ky trajtim është bërë ndaj demokratëve, ato që viktimizohen sot, atë ditë festonin brenda selisë. Çfarë festonin helmimin dhe dhunimin e demokratëve? Ato që festonin dhe brohorisnin Lulzim Basha nuk ishin anëtarë të Partisë Demokratike.Prokuroria nëse do që të jetë e paanshme në dijeninë tim unë kam informacion se ajo disponon serverin e pamjeve çfarë ndodhi brenda dhe nëse duan të bëjnë transparencë le të bëjnë publike pamjet e datës 7 dhe 8 janar. Në godinë ka pasur kriminelë dhe të dënuar për krime të ndryshme. Nuk ka SHBA që të përkrah për futjen në seli kriminelë dhe jo të deputetëve” , ka thënë Këlliçi.
/Priza.al/