‘Nuk menaxhoi si duhet incidentin…’/ CIA shkarkon shefin e zyrës në Vjenë se nuk jepte ‘rendiment’ në punë

Shërbimi Inteligjent i Shteteve të Bashkuara (CIA), ka shkarkuar shefin e stacionit të tij në Vjenë të Austrisë, pas kritikave të “keqmenaxhimit”, përfshirë atë që disa e konsiderojnë si një përgjigje të papërshtatshme ndaj raporteve të incidentit të “sindromës Havana” në Ambasadën Amerikane në Xhakartë.

Sipas WP, duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikan të paidentifikuar tha se masa dërgoi një mesazh për udhëheqësit që ta marrin seriozisht sindromën Havana, një seri sëmundjesh misterioze që përfshijnë simptoma si migrenë, përzierje, humbje të kujtesës dhe marramendje.

Siç ishte raportuar më parë, Drejtori i CIA-s, William Burns tha në korrik se rreth 100 anëtarë të CIA-s dhe anëtarë të familjes, ishin midis rreth 200 zyrtarëve dhe të afërmve amerikanë që u sëmurën me sindromën Havana.

Burns, i cili u emërua nga Presidenti amerikan Joe Biden si diplomati i parë i karrierës që shërbeu si shef i CIA-s, tha në një intervistë në Radio Publike Kombëtare (NPR) se ai kishte mbështetur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e sindromës dhe përgjegjësin.

Ai konfirmoi një numër masash të marra nga ana e tij, të tilla si emërimi i një oficeri të lartë që kishte udhëhequr kërkimin për Osama bin Laden, në krye të grupit hetues për sindromën, për të shumëzuar personelin e ekipit mjekësor të përfshirë në hetim.

CIA gjithashtu ka shkurtuar listën e pritjes për individët e lidhur me CIA-n, për të hyrë në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, nga tetë javë në dy javë.

Sëmundja u raportua për herë të parë nga zyrtarë të vendosur në Ambasadën Amerikane në Kubë në 2016.

Burns tha se, kishte një “mundësi shumë të fortë” që sindroma të ishte shkaktuar qëllimisht dhe se, Rusia mund të ishte përgjegjëse. Moska ka mohuar përfshirjen.

Vitin e kaluar, një panel i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-ve, zbuloi se teoria më e besueshme ishte se “energjia e drejtuar dhe e pulsuar e radio frekuencës” shkakton sindromën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *