Tottenham Hotspur ka njoftuar se drejtori i tyre i futbollit Fabio Paratici do të marrë një ‘leje mungese’ pas ndalimit të tij prej 30 muajsh nga FIFA.
Shefit të futbollit italian fillimisht iu ndalua të merrte pjesë në aktivitete të lidhura me futbollin në Itali nga FA Italiane (FIGC) pas rolit të tij në keqmenaxhimin financiar të Juventusit gjatë periudhës së tij si drejtor sportiv në klubin Torino.
Sidoqoftë, ndalimi i tij u bë global nga FIFA në fillim të kësaj jave, që do të thotë se Paraciti nuk mund të negociojë kontrata, të marrë pjesë në lojëra ose të punësojë lojtarë ose menaxherë të rinj derisa të skadojë ndalimi ose gjykatat ta pastrojnë atë.
Paratici pritej të drejtonte Totenham për të gjetur një menaxher të ri, por ndalimi i FIFA-s tani në thelb e ndalon atë të bëjë këtë ose të kryejë ndonjë nga detyrat e tij kryesore në Tottenham, duke pasur parasysh rolin e tij si Drejtor Sportiv.