Nuk merrte prej disa muajsh pagën në Call-center, vajza nga Tirana kthehet në ‘shitëse’ kokaine… Policia i ‘djeg’ ëndrrën  

Efektivët e mbështetën pas një muri dhe i “futën duart” në trup duke i bërë një “krehje” të imtësishme fizike, vajzës së re e cila po dridhej nga emocionet, frika dhe turpi.

Por ishte fati i saj i keq që e penalizoi, pasi nuk mund ta flakte në kohë “mallin” që kishte me vete.

Vajza 22-vjeçare me banim në Tiranë, me inicialet G.D. ra në “kthetrat” e bluve, pasi kishte pak kohë që ishte bërë një shpërndarëse e rafinuar kokaine nëpër lokalet e kryeqytetit.

Por ajo është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Policia informoi në raportin e saj se në pranga ra 22-vjeçarja me inicialet G.D., e cila mbante me vete lëndën narkotike. Kokaina iu gjet vajzës gjatë kontrollit fizik që iu ushtrua.

Në polici, vajza gjatë deponimit përpara një OPGJ-je, mësohet të ketë përdorur si alibi dëshminë se ajo ishte “detyruar” që ta bënte këtë punë, pasi prej muajsh kishte mbetur pa para, sepse Call-centeri që punonte u mbyll dhe nuk u kishte dhënë pagat e disa muajve punonjësve.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. D., 22 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *