Nuk mjaftoi buka, rritet edhe çmimi i kafesë! Tashmë do të paguajmë 10 lekë më shumë

Çmimet e produkteve bazike po pësojnë ngritje kohët e fundit ku fillimisht u rrit çmimi i bukës e tashmë edhe kafeja ka pësuar rritje në çmim.

Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi të shumta sidomos në zonat periferike të kryeqytetit, ku ka filluar rritja më para. Edhe pse disa muaj më parë, çmimi u rrit akoma më shumë sesa ç’ishte para pandemisë, duket se kjo rritje nuk ka mjaftuar dhe po vijon akoma më shumë.

Teksa në të gjithë botën ky produkt ka filluar të shitet më shtrenjtë, një luhatje çmimesh ka filluar të prekë edhe tregun vendas. Në Tiranë, ditët e fundit, një kafe u shit 10 lekë më shtrenjtë në zonat periferike duke pasur parasysh rritjen që u bë pas daljes nga karantina me 10-20 lekë. Në një vit, çmimi i kafesë në baret e Tiranës është rritur nga 15-30 lekë, sipas zonave.

Rritja  çmimeve është reflektim i situatës në tregjet ndërkombëtare nxitur nga ngrica shkatërruese në prodhuesin kryesor të kafesë në Brazil dhe kostot rekord të transportit të shkaktuara nga COVID-19. Korrja totale e kafesë në Brazil këtë vit ka shënuar rënien e saj më të madhe vjetore që nga viti 2003 për shkak të kushteve ekstreme të motit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *