Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti është infektuar me variantin e fundit të COVID-19, Omicron.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një videomesazhi që u transmetua gjatë emisionit të “Love Story” duke treguar se Bleona është izoluar në Amerikë.
‘Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covidqë më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit”, ka thënë Aliaj.
/Priza.al/