“Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 6 vite”, Vesa Luma uron Big Bastën dhe ngre dyshimet për një tjetër dasmë

Vesa Luma dhe Big Basta para 6 vitesh kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Dyshja bëri një super organizim në Kalanë e Lëkurësit dhe dasma u quajt një ndër më të bukurat të organizuar në atë vit.

Vesa Luma ka kujtuar këtë ditë të shënuar në ditën e çiftit duke publikuar një foto nga dasma. Gjithashtu ajo ka lënë të nënkuptohet se së shpejti mund të kemi ndonjë ceremoni tjetër nga dyshja, sepse ata kanë menduar që të rinovojnë betimet e tyre.

“Çfarë rrugëtimi i çmendur, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 6 vite tashmë me ty Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të rinovojmë betimet tona të dashurisë”, shkruan Vesa.

Image

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *