‘Nuk mund të luajnë me revolucionin’/ Berisha Bashës: E palëkundur! Kuvendi do mbahet më 11 dhjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban konferencë për mediat pasditen e sotme ku ka lajmëruar vendimin e palëkundur se Kuvendi Kombëtar do të mbahet me datën 11 dhjetor.

Berisha nuk u tërhoq dhe i hapi sfide Bashes, duke pohuar se Kuvendi do te mbahet në datën që ai kishte caktuar më parë. Teksa e nisi fjalimin e tij me akuza drejtuar Edi Ramës, Berisha tha se Basha është marrë peng nga kryeministri.

Fjala e Berishës:

“Përshëndetje! Dola para jush se Edvin Kristaq Rama, njëlloj si daja Kolela i tij, i cili në 1990 në datën 11 dhjetor propozonte dhe kërkonte që t’i futeshin tanket pluralizmit. Edhe ky pasardhës besnik i tij me peng Bashën përpiqet të minojë sot përpjekjen madhore të shqiptarëve revolucionin e tyre paqësor për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. E them këtë sepse sot pasi prej disa ditësh u dorëzuan në selinë e PD-së, 4 200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD-së të grave dhe burrave, djemve dhe vajzave vizionarë të kësaj partie që konstatojnë dhe ndjejnë se në Shqipëri PD është shtruar në një fasadë të pushtetit, të cilët konstatojnë dhe ndjejnë se rikthimi i kësaj partie si forcë opozitare është jetike për pluralizimin politik. 4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format banale të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmosën për rivendosjen e pluralizimit, për çmontimim e narkoshtetit, për një të ardhme për shqiptarët në vendin e tyre.

Një sjellje të tillë më rikujton mua qëndrimet e pallateve të kuqe në dhjetor të vitit 90 ndaj studentëve. Përpërlitjet e tyre për të dështuar atë lëvizje të bekuar që i dha fund epokës së monizmit në Shqipëri. Përpjekjet të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo në një tjetër vullkanin, apo këtë lëvizje vullkani, janë sa qesharake dhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të firmave pengkryetari i PD-së, mbledh Kryesinë falso, apo fake të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë. Pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar. Por emëruar nga pengkryetari, siç donte ai. Njofton datën që i jep pengu u tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 dhjetorin. Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të skaliten, do të gdhenden në muralin e pluralizmit politik, por dhe të PD-së se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmb firmat e tyre. Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre deh se ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës së pengkryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harrojë kush se mund të luaj me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri.”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *