“Nuk na rrëzojnë dot”/ Basha në Kurbin: Prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Kurbinit, të cilët i falënderoi për mbështetjen dhe durimit që kanë treguar përballë sfidave të mëdha që po përjeton PD-ja.

Basha gjithashtu u shpreh se nuk ka asgjë që do të rrëzojë demokratët, ndërsa shtoi se do të ngrihen më të fortë. Ai tha se të gjithë demokratët duhet të jenë të bashkuar për të kapërcyer ditët e errëta ku sipas tij prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë

‘Falënderimi i parë i takon demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin në shtëpinë e tyre, të Lezhës dhe Mirditës që na bashkohen. Kjo sallë është mbushur plot e përplot dhe prapë është e vogël për guximin dhe kurajën e demokratëve të Kurbinit, Lezhës. Ndodhemi në një situatë ku askush nuk e dëshironte. Detyra e demokratëve ka qenë të përballen me situata të tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i diferencon diçka , aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë. Aftësia për të folur të vërtetën siç është dhe aftësi për të marrë vendimi i japin demokratëve vlerat më të mëdha. Nuk na rrëzojnë dot do të ngrihemi edhe më të fortë. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim, ndaj jemi bashkë dhe kemi vazhduar në ditët e errëta ku prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë.’, tha Basha.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *