Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën, pasi një valë e re e raketave ruse synuan qytetet e mëdha. Më shumë se 120 raketa ishin lëshuar kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile. Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por mbeti e paqartë nëse ato ishin shkaktuar nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore. Tre persona janë plagosur në kryeqytetin e vendit, mes tyre një vajzë 14-vjeçare. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Zhytomyr.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia po sulmonte vendin nga drejtime të ndryshme ndërsa rrëzoi 16 raketa ruse. 90% e qytetit perëndimor të Lviv mbeti pa energji elektrike si rezultat i sulmeve.
Autoritetet ukrainase akuzuan Moskën se kërkon të shkatërrojë infrastrukturën kritike dhe të vrasë civilët në masë. Sulmi u kritikua nga ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons, e cila tha se veprimet e Rusisë treguan se “Rusia nuk dëshiron paqe me Ukrainën por nënshtrimin e Ukrainës”.