Mediat italiane shkruajnë, se tërmeti i parë, u pasua dhe me 2 dridhje të tjera më të lehta. Lëkundjet ishin shumë të fuqishme saqë qytetarët janë alarmuar, duke dalë jashtë për t’u mbrojtur. Epiqendra e tërmetit ishte Lascari, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 6 kilometra.

Deri tani nuk ka raportime për dëme material apo viktima.

“Dëgjova raftin teksa lëvizte me shpejtësi. Dola me shpejtësi jashtë, u tmerrova”, tha një qytetar.

/Priza.al/