Një tjetër vatër zjarri ka ‘pushtuar’ Pyllin e Ersekës, ditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake është hera e 4-ët që ka prani të flakëve brenda javës në këtë pyll, gjë që shton dyshimet se zjarrëvënia mund të jetë e qëllimshme.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vënë zjarrin.
Aktualisht MSZH Ersekë është duke punuar për fikjen totale të zjarrit dhe sipas informacioneve janë drejt fundit.